Bursat  “Emile Boutmy” në Universitetin Sciences Po, Francë


Science Po,  është një Universitet Kërkimor Ndërkombëtar i renditur ndër institucionet më të mira në fushat e Shkencave Humane dhe Shoqërore në nivel botëror.

Ndër institucionet e para të arsimit të lartë në Francë, që promovoi larminë intelektuale, gjeografike dhe shoqërore në përzgjedhjen e studentëve të tij. Me të njëjtin parim SciencePo themeloi, Bursat Emile Boutmy, të hapura për studentët më të mirë.

Bursa Emile Boutmy, jepen bazuar në faktorët e ekselencës e njëkohësisht sipas profilit të kërkuar në program. Kriteret shoqërore gjithashtu  kanë shumë rëndësi.

Kriteret e Aplikimit:

§  Studentet duhet të kenë rezultate të shkëlqyera në  nivelin e parë të studimeve;

§  Të jenë aplikantë për herë të parë në këto bursa;

§  Të mos jenë shtetas të vendeve të Bashkimit Europian;

Afatet e Aplikimit:

Për studentët e nivelit universitar         28 Shkurt 2021                     Kurset fillojnë në Shtator 2021

Për informacione më të hollësishme përfshirë formularin e aplikimit dhe mënyrën, se si duhet të aplikoni vizitoni websiten zyrtar të bursave:

Website: The Emile Boutmy Scholarship | Sciences Po Students