Hapet aplikimi për bursa studimi Erasmus + me Universitetin Teknik të Sofjes, Bullgari


HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY

NË UNIVERSITETIN TEKNIK TË SOFJES

PËR STUDENTË NË FAKULTETIN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT

Në kuadër të programit Erasmus+dhe marrëveshjes International Credit Mobility, ndërmjet Universitetit Teknik të Sofies, Bullgari dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, për periudhën 2019-2021, hapet thirrja për aplikime të studentëvenga Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit,për vitin akademik 2020-2021.

3 (tre) Mobilitete për studentë për vitin akademik 2020-2021,  semestër i dytë.

Kush mund të aplikojë:

Studentë që janë duke ndjekur nivelin e studimeve në doktoraturë.

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

  • Njohuri të mira të gjuhës angleze sipas kualifikimeve të testeve ndërkombëtare, niveli B2 të mbrojtur me çertifikatë, ose vërtetim nga UAMD, që zotëron gjuhën në këtë nivel;
  • Performancë të mirë akademike;
  • Ftesë nga Universiteti pritës;
  • Dëshirë dhe vullnet, për të përfituar nga ky program studimi;

 

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

 

  • Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);
  • Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
  • Kopje e pasaportës;

 

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro /muaj, 180 Euro Transporti

Afati i aplikimit është deri më datë 3 Janar 2021.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën: arbamerhori@gmail.comose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rr. “Taulantia”, Durrës.