Hapet thirrja për kërkim shkencor “Ndikimi i  COVID-19 në organizatat e shoqërisë civile në rajonin e Ballkanit Perëndimor”


Fondi i Ballkanit Perëndimor me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë, hap thirrjen për kërkim shkencor, me qëllim për të përcaktuar ndikimin e COVID-19 në organizatat e shoqërisë civile (OSHC)  në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për të identifikuar sfidat, mundësitë, mësimet e nxjerra dhe rekomandimet që mund të ofrojnë me shumë mbështetje të qëndrueshme për sektorin e OSHC-ve.

Prioritetet e kërkimit shkencor janë:

1.Të analizojë mbështetjen e dhënë nga Palët Kontraktuese që adresojnë nevojat e sektorit të OSHC-ve;

2. Të analizojë modelin e paketës së ndërhyrjes në secilën Palë Kontraktuese dhe efektivitetin e saj për të kontribuar në qëndrueshmërinë e sektorit të OSHC-ve;

3. Të vlerësojë fleksibilitetin e paketës së ndërhyrjes për OSHC-të në  fusha të ndryshme të ndërhyrjes;

4. Të vlerësojë performance dhe progresin e arritur në zbatimin e projekteve ekzistuese nga OSHC-të, gjatë COVID-19 përkundrejt rezultateve të parashikuara fillimisht;

5. Të identifikojë mësimet e nxjerra për performancën e OSHC-ve gjatë krizës;

6. Të vlerësojë fleksibilitetin e donatorëve në mbështetjen e projekteve në vazhdim;

7. Të identifikojë mundësitë që ofrojnë më shumë mbështetje të qëndrueshme për sektorin e OSHC-ve;

8. Të analizojë pikat e forta dhe të dobëta të mbështetjes së donatorëve dhe paketën e reagimit kombëtar nga secila palë kontraktuese(CP) dhe të nxjerrë rekomandime për të përgatitur më mire qeveritë, komunitetin e donatorëve dhe sektorin e OSHC-ve, për situatë të ngjashme në të ardhmen dhe të zhvillojë planin e veprimit për projektet e ardhshme;

9. Të sigurojë rekomandime të qarta për të siguruar qëndrueshmërinë në çdo krizë të mundshme.

Kush mund të aplikojë:

Ø  Kërkuesit shkencorë;

Ø  Organizata“Think Tank”nga rajoni i Ballkanit Perëndimor;

Ø  Departamenti i kërkimit shkencor në universitete nga rajoni i Ballkanit Perëndimor;

Ø  Rrjetet e Shoqërisë Civile dhe Platformat e Avokatisë që përfaqësojnë sektorin e OSHC-ve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor;

Ø  Kërkuesi shkencor duhet të marrë përgjegjësinë për udhëheqjen dhe zhvillimin e punimit kërkimor.