Hapen aplikimet e Bursave për programe studimi (BA, Master dhe PhD) në Turqi


Bursa Turkiye Burslari 2021 është një nga bursat më të njohura dhe më të vlerësuara, e financuar nga qeveria Turke për studentët ndërkombëtarë, duke ofruar mundesi studimi në Turqi falas në nivelet Bachelor, Master dhe Doktoraturë në të gjitha fushat akademike.

Nuk ka tarifë aplikimi për bursën e qeverisë Turke. Studentët do të ndjekin një kurs një vjeçar të Gjuhës Turke. Aplikimi bëhet Online nga 10 janari 2021 deri më 20 shkurt 2021. Për të aplikuar mund të vizitoni faqen zyrtare të bursave të qeverisë së Turqisë  https://turkiyeburslari.gov.tr/

  Detaje për Bursën Turkiye Burslari 2021

  • Niveli i gradës: Bachelor, Master, Ph.D.,;
  • Mbulimi Financiar: Financuar plotësisht;
  • Afati 20 Shkurt 2021.

Kohëzgjatja e programit të studimit

  • Bursa universitare: Kurs 1 vjeçar në  gjuhën Turke + 4 vjet studime;
  • Bursa Master: Kurs 1 vjeçar në gjuhën Turke + 2 vjet studime;
  • Ph.D. Bursa: Kurs 1 vjeçar në gjuhën Turke + 4 vjet studime.

 Mbulimi i bursave

  • Tarifa e shkollimit falas;
  • Pagesa mujoreNga 800 Lira Turke në muaj / Bachelor, Nga 1100 Lira Turke në muaj / Master, Nga 1600 Lira Turke në muaj / Ph.D.,
  • Bileta e udhëtimit;
  • Sigurim shëndetsor;
  • Akomodimi;
  • Kurs një vjeçar i gjuhës Turke. 

Kriteret e pranimit

  • Të gjithë aplikuesit ndërkombëtar, me përjashtim të nënshtetasve Turq;
  • Të diplomuarit ose aplikantët që janë në gjendje të diplomohen në fund të vitit aktual akademik (para shtatorit 2019);
  • Të jetë nën moshën 21 vjeç për programet Bachelor;
  • Të jetë nën moshën 30 vjeç për programet Master;
  • Të jetë nën moshën 35 vjeç për programet e doktoratës.

Dokumentacioni i kërkuar

  • Një dokument i vlefshëm i identifikimit kombëtar;
  • Një foto e fundit e kandidatit;
  • Rezultatet e provimeve kombëtare (kërkohen për kandidatët që nuk posedojnë ndonjë kualifikim ose çertifikim ndërkombëtar);
  • Diplomë ose çertifikatë e përkohshme e Diplomimit;
  • Transkriptet akademike;
  • Rezultatet e provimeve ndërkombëtare (GRE, GMAT, DELF, YDS, YÖS… etj. (Nëse kërkohet nga universiteti dhe programi i zgjedhur);
  • Rezultatet e testit të gjuhës.