15 vjet Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës


Universiteti “Aleksandër Moisiu” (UAMD) çeli dyert për herë të parë në vitin akademik  2006-2007.  Prej 15 vitesh në thelb të veprimtarisë së tij është përballimi me sukses i sfidave të së ardhmes bazuar në themelet e shërbimit dhe dashurisë për vendin.

Falë punës plot përkushtim e vendosmëri të drejtuesve dhe stafit, bashkëpunëtorëve e komunitetit, këto 15 vite UAMD ka njohur shumë zhvillime pozitive në mësimdhënie, mësimnxënie, shërbime, infrastrukturë, etj.

Teksa “shoqëria e informacionit” përparon, UAMD kontribuon çdo ditë për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm arsimor në përpjekje për të edukuar profesionistë me mendësi ndryshe, që karakterizohen nga ndjeshmëria për fatet e vendit dhe bëhen udhëheqës të ndryshimit.

Në Strategjinë e re të UAMD-së rol qëndror zë realizimi i kërkimit shkencor inovativ dhe në të njëjtën kohë kultivimi i studentëve me dije dhe guxim për konkurruar denjësisht në tregun e punës. 

Për të kremtuar këtë ngjarje të rëndësishme dhe për të nderuar arritjet tona të së shkuarës dhe të së tashmes, gjatë gjithë vitit UAMD do të organizojë aktivitete të larmishme. Ju ftojmë të na bashkoheni në festën tonë gjithëvjetore për të ndarë emocionet dhe krenarinë që i përkasim familjes UAMD.

Ne jemi UAMD dhe shohim me besim kah e ardhmja!

#UAMD15, na ndihmoni të përhapim fjalën!

Përdorni logon ose njërin nga banner-ët e mëposhtëm,, si dhe hashtag-un #UAMD15 në rrjetet tuaja sociale. Hashtag, jo vetëm e bëjnë më të thjeshtë për ne ndjekjen e diskutimeve tuaja, por në të njëjtën kohë na lejojnë të gjurmojmë performancën e aktiviteteve në rrjetet sociale. Ndaj kur postoni në Facebook, Twitter, Instagram, TikTok, Google+, blog, apo platforma të tjera mos harroni të përdorni edhe #UAMD15. Na ndihmoni të arrijmë një audiencë më të gjerë.

Logo

Banner 1

Banner 2