Thirrje për kapituj libri nga Shoqata Ballkanike e Historisë


“Lufta në Evropën e Shekullit XX; Luftërat Ballkanike nga perspektivat Osmane”

Shoqata e Historisë Ballkanike, mirëpret studiues nga fushat e Historisë, Shkencat Humane dhe Shoqërore, që të paraqesin propozimet e tyre për kapitujt e librit BHA (Balkan History Association). Me anë të këtij vëllimi, Shoqata e Historisë Ballkanike në Bukuresht të Rumanisë, synon të hetojë plotësisht shkaqet, rrjedhën dhe rezultatet e luftërave ballkanike, të cilat ndikuan drejtpërdrejtë në strukturën ushtarake të Perandorisë Osmane, në aspektin historik.

Ky vëllim do të ndahet në tre seksione të përgjithshme si:

1. Para luftës;

2. Periudha e luftës;

3. Pas luftës;

Temat që nuk janë studiuar më parë ose më pak të studiuara, do të jenë më të vlerësuarat.

Në të tre pjesët e librit do të përfshihen këto tematika:

Në pjesën e parë; Situata ushtarake e luftëtarëve; Planet e tyre të luftës dhe mobilizimi;

Në pjesën e dytë; Operacionet ushtarake që drejtonin luftrat, rrethimet, betejat në terren, aktivitetet ushtarake dhe mbështetjet, shërbimet e pasardhësve, etj.

Në pjesën e tretë: Rezultatet e luftërave, vlerësimet dhe kritikat ushtarake, vëzhgimet dhe përvojat e pavarura të atyre që morën pjesë në luftë, studimet me këto tema do të vlerësohen.

  •   Betejat, Komunikimi, Infrastruktura, Teknologjia, Inteligjenca, Hartografia, Shërbimet mjekësore dhe Aktiviteti ushtarak janë nëntitujt që duhen përfshirë në vëllim.

 

Proçedurat e Pranimit:

–          Propozimet duhet të paraqiten duke përfshirë titullin e dorëshkrimit tuaj, në një abstrakt me jo më shumë se 500 fjalë.

–          Një CV, të shkurtër e cila duhet të dërgohet tek të gjithë  redaktorët dhe tek adresa e e-mailit contact@balkan-history.com

–          Autorët duhet të shpjegojnë qartë skicën e kapitullit dhe se si, përshtatet në temën e vëllimit.

–          Asnjë shifër, tabelë ose ndonjë referencë tjetër nuk duhet të përfshihet në abstrakt.

–          Kapitujt e pranuar nuk duhet të kalojnë 10.000 fjalë përfshirë figurat, tabelat, shënimet në fund të faqes e referencat e tjera.

–          Të gjithë kapitujt e paraqitur do të rishikohen menjëherë pas përfundimit të afatit.

 

Afatet e Aplikimit:

10 Shkurt 2021- Dorëzimi i propozimeve të kapitujve tek redaktorët;

15 Shkurt 2021- Njoftimi i propozimeve të pranuara;

30 Maj 2021- Pranimi i kapitujve të plotë për rishikim;

30 Qershor 2021- Kapitujt e rishikuar u dorëzohen redaktorëve

15 Gusht  2021- Kapitujt të aprovuar dorëzohen tek botuesi.