Thirrje për kapituj: “Futbolli si dukuri shoqërore ne Ballkan”


Shoqata e Historisë Ballkanike hap thirrjen për të marrë pjesë në Botimin e vëllimit të librit  “Futbolli si dukuri shoqërore ne Ballkan”.

Padyshim, sporti, dhe futbolli në veçanti, është një nga fenomenet më të mëdha të shekullit të 20-të, ndaj ftohen studiues të rinj, student të doktoraturës dhe ish-praktikues të sportit të marrin pjesë për çdo çështje në lidhje me temën, me theks të veçantë në: sfondin politik të futbollit gjatë viteve; formimi dhe zhvillimi i kulturës së tifozëve; rëndësia e futbollit për grupe të ndryshme shoqërore dhe kombësi; korniza kulturore e futbollit; futbolli dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Ky vëllim do të hyjë në historinë e futbollit për rolin e tij në shoqërinë në Ballkan.
Qëllimi i botimit është të analizojë dhe të vërë në debat aspekte të ndryshme të futbollit si një fenomen shoqëror.
Afatet e aplikimit:
  • Dorëzimi i propozimeve te redaktorët 30 Mars 2021;
  • Njoftimi i pranimit 15 maj 2021;
  • Pritja e studimit për rishikim 30 korrik 2021;
  • Studimi i rishikuar  i dorëzohet redaktorit 15 shtator 2021;
  • Aprovimi i Botimit 30 tetor 2021;
Për më tepër informacion mund të konsultoni website https://www.balkan-history.com/cfp-football-in-the-balkans/