Njoftim mbi zhvillimin e provimeve të semestrit të parë


Të dashur studentë,
Të nderuar pedagogë,
Me përgjegjësinë e lartë për të garantuar një proces të rregullt provimesh dhe duke pasur prioritet kryesor shëndetin tuaj, Rektorati i Universitetit “Aleksandër Moisiu” u mblodh sot, më datë 11.02.2021, ku ndër të tjera vendosi:
– Nisur nga auditorët dhe hapësirat që UAMD ka në dispozicion, pjesa më e madhe e provimeve do të zhvillohen në auditor.
– Në auditorë nuk do të ketë më shumë se 14 studentë dhe do të ndiqet rigorozisht protokolli shëndetësor për mbrojtjen ndaj pandemisë COVID-19.
– Nisur nga specifika e situatës që po kalojmë, studentët nuk do të penalizohen për mungesat e tyre dhe do të mund të futen në provime.
– Për studentët, të cilët nuk do të kenë mundësi të paraqiten fizikisht në provim, do të caktohet një datë e dytë e zhvillimit të tyre.
Ditën e hënë, më datë 15 shkurt, do të njiheni me grafikun e provimeve për secilin nga Fakultetet.
Vendimin e plotë të Rektoratit e gjeni KËTU!