Hapet aplikimi për bursa Erasmus + në Universitetin Vigo, Spanjë


Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit Vigo në Spanjë dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2020-2022, hapet thirrja për aplikime të stafit akademik në fushat, si më poshtë vijon:

1.     Menaxhim Biznesi;

2.     Drejtësi;

3.     Shkencat Inxhinierike dhe të Detarisë

·         4 mobilitete për staf akademik për vitin akademik 2020-2021.

Mobiliteti konsiston në mësimdhënie në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 160 Euro /dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 Euro.

·         Kriteret e aplikimit për stafin akademik: 

– Kandidati duhet të jetë i aftë të lektrojë në gjuhën angleze dhe të ketë marrë pjesë në konferenca të organizuara në vendet e BE-së;

– Kandidati duhet të ketë të paktën 2 publikime shkencore në dy vitet e fundit, në vende të Europës perëndimore;

– Kandidati duhet të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në nivelin B2.

Afati i aplikimit është deri më datë 28 Shkurt 2021.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën  klaridaprendi@yahoo.com  duke  kopjuar (cc) arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.