Rektorja Sotirofski: Të thellojmë bashkëpunimin universitet – sipërmarrje


Rektorja e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, mori pjesë në një aktivitet organizuar me rastin e 100 vjetorit të krijimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, ndër të tjera znj. Rektore deklaroi se “bashkëpunimi mes universitetit dhe sipërmarrjes duhet thelluar për të ofruar zgjidhje për sfidat me të cilat përballet sot shoqëria dhe ekonomia shqiptare”.

Ajo u shpreh se biznesi duhet të mbështesë të rinjtë për zhvillimin e karrierës, ndërsa universiteti duhet të ndihmojë sipërmarrjen në përmirësimin e punës bazuar në rezultatet e kërkimit shkencor.

“Duhet të shkëmbejmë ide inovative, aftësi dhe burimeve njerëzore me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të Durrësit, por edhetë gjithë vendit. Më konkretisht duhet angazhim i përbashkët për të përshtatur kurrikulat mësimore në përputhje me nevojat e tregut; aplikim dhe zbatim i projekteve të përbashkëta zhvillimore; si dhe mundësim të praktikave mësimore sipas modeleve europiane”, përfundoi ajo.