Mbahet takimi i parë i projektit MEP&M


Më 22-23 Shkurt 2021 u zhvillua takimi virtual dy ditor (Kick-off meeting), në kuadër të projektit Erasmus+ Zhvillimi i Programit Rajonal “Master i Përbashkët në Mbrojtjen dhe Menaxhimin e Mjedisit Detar”(MEP&M), I financuar nga Komisioni Evropian. Projekti ka filluar zyrtarisht më 15 Janar 2021 dhe do të përfundojë më 14 Janar 2024.

Fakulteti i Studimeve Detare, Kotor i Universitetit të Malit të Zi është institucioni lider i projektit. Koordinator i projektit MEP&M në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës është Prof. As. Dr. Osman Metalla, Dekan i Fakultetit të Studimeve Profesionale.

Gjatë ditës së parë, Dekani i Fakultetit Prof. Dr. Špiro Ivošević, Znj. Vanja Drljević, Koordinatore Kombëtare e Erasmus + në Malin e Zi si dhe Znj. Danielle Picot, Zyrtare e Projektit në emër të EACEA, mbajtën një fjalim mirëseardhje. Gjate takimit u prezantuan paketat e punës, aktivitet dhe rezultatet që priten të arrihen përgjate tre viteve të zbatimit të projektit.

Në ditën e dytë, pjesëmarrësit folën për pjesën teknike të zbatimit të aktiviteteve në projekt. Me menaxhimin e duhur të projektit dhe anës financiare, partnerëve u mundësohet që të menaxhojnë projektin çdo ditë dhe të vendosin për zhvillimin e një qëllimi të përbashkët, i cili është formimi i ekspertëve për Mbrojtjen dhe Menaxhimin e Mjedisit Detar (MEPM) në vendet partnere të Ballkanit Perëndimor (Mali i Zi dhe Shqipëri), përmes zhvillimit dhe zbatimit të kurrikulave të reja master në gjuhën angleze.

Në takim morën pjesë të gjithë partnerët si me poshte vijojnë:

  1. Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës;
  2. Universiteti “Ismail Qemali’ Vlore;
  3. Universiteti i Lubjanës;
  4. Universiteti Côte d’Azur;
  5. Universiteti i Kadizit;
  6. Drejtoria e Përgjithshme Detare, Durrës;
  7. Agjencia për Mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit;
  8. Qendra Ekologjike DOLPHIN.

 

The first meeting of partners on the MEP&M project

From 22 nd to 23 rd February 2021, a two-day meeting (Kick-off meeting) of partners on the Erasmus + project entitled: Development of Regional Joint Master Program in Maritime Environmental Protection and Management (MEP& M) was held. The project will last three years. It is funded by the Education, Audiovisual and Culture Executive Agency (EACEA) under the key action KA2 – Cooperation for innovation and exchange of good practice – Capacity Building in the field of Higher education.

During the first day, the dean of the faculty Prof. Dr. Špiro Ivošević gave a welcome speech as well as Mrs. Danielle Picot, Project Officer on behalf of the EACEA, and Mrs. Vanja Drljević, National Erasmus + Coordinator in Montenegro. Work packages were presented, as well as deliverables and outputs expected after three years of project implementation.

On the second day, the participants talked about the technical part of the implementation of activities on the project, where the planned dissemination steps towards a better presentation of the accredited study program were presented. With adequate project and financial management, partners are enabled to manage the project daily and decide on the development of a common goal, which is to create conditions for accreditation of a joint regional study program in the English language of the University of Montenegro, Faculty of Maritime Studies, Kotor, Aleksander Moisiu University of Durres and University ‘Ismail Qemali’ Vlore from Albania.

The meeting was attended by the team members of the partners’; institution/organizations: the Aleksander Moisiu University of Durres, University ‘Ismail Qemali’ Vlore, University of Ljubljana, Université Côte d’Azur, University of Cadiz, General Maritime Directorate, Nature and Environmental Protection Agency, and Ecological Centre DOLPHIN.

The Faculty of Maritime Studies Kotor of the University of Montenegro is the lead institution in the project.