Plotësimi i Pyetësorit “Eurostudent”


Që nga viti 2016 Shqipëria është bërë pjesё e projektit EUROSTUDENT, mbështetur nga Komisioni Evropian, së bashku me 28 vende anëtare të Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë (HEAL). Pjesëmarrja në këtë projekt është realizuar në kuadër të politikave të anëtarësimit të vendit tonë në BE dhe pjesëmarrjes aktive dhe kontributit në HEAL.

Qёllimi kryesor i kёtij aktiviteti ёshtё mbledhja e tё dhёnave tё dimensionit socio-ekonomik mbi arsimin e lartё evropian. Fokusi nuk ёshtё vetëm nё mjedisin social dhe nivelin e jetesёs sё studentёve, por eksploron gjithashtu edhe lёvizshmёrinё e pёrkohshme ndёrkombёtare, duke sjellё tё dhёna tё besueshme dhe qё mundёsojnё krahasime ndёrkombёtare.

Mbi bazёn e kёtyre tё dhёnave, do tё ndёrtohet edhe njё profil kombёtar, si dhe raporte tё veçantё lidhur me çёshtje themelore tё jetёs sё pёrditshme tё studentёve nё mbarё Evropёn.

Nё kёtё kontekst, ndihmesa dhe mbёshtetja juaj do tё jenë vendimtare pёr mbarёvajtjen e kёtij aktiviteti, me interes pёr shumё aktorё tё rёndёsishёm nё jetёn e studentёve, qё nga politikёbёrёsit nё fushёn e arsimit të lartë nё nivel kombёtar dhe ndёrkombёtar, deri tek studiuesit, drejtuesit e instituteve tё arsimit tё lartё dhe vetё studentёt si pёrfituesit kryesorё tё kёtij projekti.

Lidhur me sa më sipër, kërkojmë bashkëpunimin tuaj për të plotësuar formularin e mëposhtëm: