Hapen thirrjet për projekte nga AUF-CEO


Agjencia Universitare e Frankofonisë për Evropën Qendrore dhe Lindore hap thirrje rajonale për projekte 2021

Arsyeja kryesore e hapjes së kësaj thirrje nga AUF – ECO, është mbështetja për strukturat e kërkimit shkencor dhe inovacionit në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Thirrja e hapur nga AUF (Agjencia Universitare e Frankofonisë për Evropën Qendrore dhe Lindore- ECO), i drejtohet  të gjitha strukturave kërkimore dhe inovative të institucioneve anëtare të AUF-së , në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore (ECO), në të cilën Universiteti “A. Moisiu” bën pjesë.

Projektet duhet të zhvillohen, për një periudhë  kohore prej 12 muajsh me afat nga data; 1 Maj 2021-30 Prill 2022.

Propozimet e projekteve duhet të paraqiten nga një konsorcium i përbërë nga të paktën dy struktura kërkimore nga institucionet anëtare të Agjencisë Universitare të Frankofonisë, në dy vende të ndryshme, nga të cilat të paktën: – Një strukturë kërkimore e një institucioni në një vend në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore; – Një strukturë kërkimore nga një institucion anëtar  i AUF-së , në Evropën Qendrore dhe Lindore ose në rajone të tjera si: Amerika, Afrika Qendrore dhe Liqenet e Mëdha, Afrika Perëndimore, Karaibe, Azi-Paqësor, Evropa Perëndimore, Magrebi, Lindja e Mesme dhe Oqeani Indian;

– Të interesuarit për të aplikuar në këtë projekt kanë një afat kohor nga data: 1 Shkurt 2021- 14 Mars 2021;

– Aplikimi duhet të kryhet duke plotësuar formularin online të vënë në dispozicion në këtë adresë: http://fornulaires.auf.org/.

- Konsultohuni me dokumentin e prezantimit: Mbështetje për strukturat e kërkimit shkencor dhe inovacionit në Evropën Qendrore dhe Lindore - Thirrja rajonale për projekte 2021 
https://www.auf.org/wp-content/uploads/2021/01/AUF-ECO_RI_appel_SRI_presentation.pdf
Për detaje të tjera klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://www.auf.org/europe-centrale-orientale/nouvelles/appels-a-candidatures/soutien-aux-structures-de-recherche-et-innovation-en-europe-centrale-et-orientale-appel-regional-projets-2021/?fbclid=IwAR1YU3UMMNbnhSp3v20ZgmFjtH0kLn960Sch3Lb-iC4w2s5mBB1D2JPdJdU
Për informacione të mëtejshme: recherche-innovation-eco@auf.org

 

Thirrja 2
Agjencia Universitare e Frankofonisë për Evropën Qendrore dhe Lindore hap thirrje rajonale për projekte 2021

Thirrja tjetër e hapur nga Agjencia Universitare e Frankofonisë (AUF) vjen, si një mbështetje për trajnime perfeksionimi, për mësuesit e gjuhës Frënge, si pjesë e projektit të saj “Evolucioni dhe Dinamika për Profesionizmin në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore (ECO).

Objektivat e kësaj nisme kanë për qëllim t’i mundësojnë mësuesve të gjuhës Frënge, të rriten profesionalisht në mënyrë, që të përmbushin sa më mirë sfidat e reja të mësimdhënies në kontekstin aktual duke siguruar që zhvillimi profesional të jetë pjesë e një perspektive për mësuesit dhe universitetet.

Përmirësimi i aftësive të mësuesit, të gjuhës Frënge duhet të jetë pjesë e një projekti strukturues të institucionit të tij të origjinës. Mbështetja e AUF-së, mbulon një pagesë të përcaktuar për zhvillimin e trajnimit të kryer vetëm online. Kandidati duhet të identifikojë një strukturë trajnimi të njohur ndërkombëtarisht dhe të regjistrohet për modulet e avancuara të trajnimit.

–          Aktivitetet e zhvillimit të trajnimit do të kryhen midis datave; 15 Prill 2021- 31 Korrik 2021;

–          Thirrja për aplikim është e hapur nga data 1 Shkurt 2021-1 Prill 2021;

-Konsultohuni me dokumentin e prezantimin; https://www.auf.org/wp-content/uploads/2021/01/AUF-ECO_Reglement_Appel_Perfectionnement_Enseignants_FLE_2021.pdf

-          Plotësoni formularin online
-          Për të gjitha detajet klikoni në linkun: 
https://www.auf.org/nouvelles/appels-a-candidatures/allocations-de-perfectionnement-la-formation-pour-les-enseignants-de-francais-appel-regional-candidatures-2021/?fbclid=IwAR2x6LHiboU_z1aL_9eOYgr7-qys654xCXnno3q7gFa37elIUqmTfd7kO8s
Kontaktoni në: formacioni-eco@auf.org