Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit ISAG – European Business School në Portugali dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2020-2026, hapet thirrja për aplikime të studentëve të nivelit bachelor në Fakultetin e Biznesit për semestrin e parë, viti akademik 2021-2022, si më poshtë vijon:
– 2 studentë;
Niveli Bachelor i studimeve:
– Programi i Studimit: Administrim Biznes;
– Programi i Studimit: Menaxhim Hoteleri-Restorant;
– Programi i Studimit: Turizëm.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesi do të shpallet në bashkëpunim me universitetin pritës, Universitetin ISAG, Portugali.
Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;
– Performancë të mirë akademike;
– Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Dokumentat që nevojiten për aplikim:
– Vërtetim studenti;
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pashaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 euro/muaj, 360 euro transporti.
Afati i aplikimit është deri më datë 14.03.2021.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1, Rruga Taulantia, Durrës.
Bursa shkëmbimi Erasmus + me ISAG, Portugali
