Zv. Ministri i Drejtësisë viziton Klinikën e Ligjit UAMD


Zëvendës Ministri i Drejtësisë z. Klajd Karameta dhe një ekip i Ministrisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Ndihmës Juridike inspektuan Klinikën e Ligjit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” për të parë nga afër veprimtarinë këtij institucioni që është krijuar si risi.

Në këtë vizitë, Z. Karameta zhvilloi një takim me Dekanin e Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike Prof. As. Dr. Andon Kume, ku u prezantuan arritjet e deritanishme të kësaj Klinike. Pjesë e diskutimeve ishte edhe bashkëpunimi më tej me Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas.

Funksionimi i Klinikës së Ligjit pranë UAMD-së vijon shtrirjen e ofruesve të shërbimit të ndihmës juridike parësore dhe dytësore falas në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.