Biblioteka UAMD mirëpret donacionin e Institutit Gëte


Biblioteka UAMD priti sot në ambientet e saj përfaqësues nga Instituti Gëte, Tiranë, institut kulturor i Republikës Federale të Gjermanisë, i cili përcjell gjuhën dhe kulturën gjermane në 98 vende të botës.
Ata i dhuruan bibliotekës sonë universitare mbi 30 tituj librash në gjuhën gjermane, në përshtatje të plotë me programet mësimore që ofron Departamenti i Gjuhëve të Huaja.
Studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Edukimit do të gjejnë tashmë literaturën e munguar dhe lehtësira në kërkimin e informacionit.
Biblioteka shpreh mirënjohjen ndaj këtij Instituti, për gjestin e tyre bujar!