Hapen thirrjet për bursat Go Styria 2021/2022 në Universitetin e Grazit


Universiteti i Graz në Austri, hap thirrjet për bursat kërkimore, Go Styria 2021/2022.

Go Styria, është një skemë bursash për studentët e Masterit e të Doktoraturës, si edhe Post-Doktorantët nga vendet e Europës Juglindore.

Kjo skemë përfshin grante për periudhat e lëvizshmërisë kërkimore në Universitetin e Graz-it, të cilat do të jenë afatshkurtra (maksimumi 4 muaj).

Në këto bursa mund të aplikojnë studentët e Masterit dhe të Doktoraturës, si edhe ata studentë të këtyre cikleve të studimit që janë regjistruar në një universitet të akredituar për vitin akademik 2021-2022 dhe aktualisht punojnë për tezën e tyre Master ose Doktoraturë.

Njëkohësisht mund të aplikojnë Post-Doktorantët, të cilët janë anëtar të stafit akademik në një universitet të akredituar në rajonin e synuar (një nga vendet e Europës Juglindore) dhe që kanë një vit që kanë përfunduar studimet e tyre Doktorale nga koha e aplikimit në këto bursa.

Afatet e Aplikimit:

20 Prill 2021 – Afati i fundit për kërkesat me e-mail që japin akses në aplikacionin on-line, (i detyrueshëm vetëm për aplikantët Master/PhD, për të filluar proçesin e aplikimit);

22 Prill 2021 – Afati i fundit i aplikimit për të gjithë aplikantët;

Kandidatëve të përzgjedhur për programin e bursave Go Styria, do t’u jepet mundësia për të zhvilluar një periudhë kërkimore të studimeve të tyre në Universitetin e Graz-it (maksimumi 4 muaj), në mënyrë që më pas t’i përfundojnë kërkimet në universitetet amtare.

Studentët që do të përzgjidhen në programin e bursave Go Styria, nuk do të kenë të drejtën për të përfituar grante të tjera burse (psh; Erasmus+, Erasmus+ International, CEEPUS…),  për të njëjtën periudhë kohe me bursën e fituar.

Për informacione më të detajuara: https://international.uni-graz.at/en/incoming-exchange/go-styria-scholarship-programme/