Bursa shkëmbimi Erasmus + me Universitetin e Shkencave të Aplikuara FH Bielefeld, Gjermani


HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY

NË UNIVERSITETIN E SHKENCAVE TË APLIKUARA FH BIELEFELD, GJERMANI,

PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR) DHE TË DYTË TË STUDIMEVE (MASTER).

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit të Shkencave të Aplikuara FH Bielefeld në Gjermani dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2020-2021, hapet thirrja për aplikime të studentëve në nivelin bachelor dhe master në fushat si më poshtë vijon:

  • 4 mobilitete për studentë për vitin akademik 2021-2022:
  1.       Menaxhim Biznesi;
  2.       Menaxhim Marketing;
  3.       Matematikë-Informatikë.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesi do  të shpallet në bashkëpunim  me universitetin pritës, Universitetin e Shkencave të Aplikuara FH Bielefeld, Gjermani.

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

–          Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze[1], niveli B1;

–          Performancë të mirë akademike;

–          Dëshirë dhe vullnet për të për fituar nga ky program studimi.

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

–          Vërtetim studenti;

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pashaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 euro/muaj, 275 euro transporti.

Afati i aplikimit është deri më datë 16.04.2021.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën aurelacara@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1, Rruga Taulantia, Durrës.

[1] Nëse jeni duke u përgatitur për provimin e gjuhës mund të aplikoni