HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY
NË UNIVERSITETIN TEKNIK TË OSTRAVËS, ÇEKI.
PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË TË STUDIMIT (BACHELOR) PËR FAKULTETIN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT.
Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit Teknik të Ostravës në Çeki dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2019-2022, hapet thirrja për aplikime të studentëve të nivelit bachelor në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit për semestrin e parë, viti akademik 2021-2022, si më poshtë vijon:
– 6 studentë për vitin akademik 2021-2022;
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesi do të shpallet në bashkëpunim me universitetin pritës, Universitetin Teknik të Ostravës, Çeki.
Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;
– Performancë të mirë akademike;
– Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Dokumentat që nevojiten për aplikim:
– Vërtetim studenti;
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pashaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 euro/muaj, 360 euro për transportin.
Afati i aplikimit është deri më datë 14.04.2021.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën aurelacara@uamd.edu.al duke