Histori Suksesi, Erblin Isaku: Përvoja ime Erasmus+ në Suedi


Përshëndetje,
Emri im është Erblin Isaku dhe jam student masteri në Shkencat Kompjuterike në Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Njëkohësisht, unë jam pjesë e një shkëmbimi studimi Erasmus+ në Universitetin Mälardalen (MDH) në Suedi. Ky program më lejon të diplomohem nga të dy universitetet, gjë për të cilën kam besim se do të jetë “çelësi i artë” për shumë mundësi të reja për karrierën time të ardhshme.

Një nga gjërat më të rëndësishme që unë vlerësoj për studimin në MDH, është kontakti i ngushtë që ata kanë me partnerë dhe industri të ndryshme. Aktualisht, unë po bëj temën time të diplomës tek RISE – Instituti i Kërkimeve të Suedisë, një nga partnerët më të ngushtë të universitetit. Ky bashkëpunim midis akademisë, biznesit dhe shoqërisë ka qenë dhe është një përvojë e shkëlqyer e zhvillimit të karakterit individual dhe më ka dhënë mundësinë të njihem dhe të integrohem në kultura të reja.

Prandaj, pavarësisht nga situata aktuale e pandemisë, unë inkurajoj fuqimisht çdo student që ka interes dhe vullnet për të studiuar jashtë vendit të konsiderojë mundësi të tilla sepse kjo do të ndikojë ndjeshëm në karrierën tuaj akademike dhe profesionale.

Falenderime të mëdha për Erasmus+, UAMD, dhe Universitetin Mälardalen.

Hi,
My name is Erblin Isaku and I am a Master’s degree student in Computer Science at Aleksandër Moisiu University. At the same time, I am part of an Erasmus + study exchange at Mälardalen University in Sweden. This program allows me to graduate from both universities, for which I’m confident that it will be the “golden key” to many new opportunities for my future career.

One of the most important things that I appreciate about studying at MDH, is the close contact they have with different partners and industries. Currently, I’m doing my master thesis at RISE – Research Institute of Sweden, one of the university’s closest partners. This collaboration between academia, business, and society has been a great character-building experience for me and has given me the chance to meet and integrate into new cultures.

Therefore, regardless of the current pandemic situation, I strongly encourage every student who has the interest and will to study abroad to consider opportunities like this because it will significantly impact your academic and professional career.

Big thanks to Erasmus+, UAMD, and Malardalen University.