Hapen aplikimet për “Visiting Professors Program” në Universitetin e Torinos


Në kuadër të programit  “Visiting Professors Program në Universitetin e Torinos, Itali, hapet thirrja për të ftuar Profesorë ndërkombëtarë të aplikojnë në të gjitha fushat shkencore, për të ligjëruar në programet e ciklit të parë Bachelor dhe në programet e ciklit të dytë Master, për vitin Akademik 2021-2022.

Gjithsej janë 104 pozicione. Kohëzgjatja e kurseve varion nga 1 deri në 3 muaj, kurset e specifikuara mund ti gjeni në këtë LIDHJE! 

Dokumentacioni i nevojshëm:
  •   Curriculum Vitae (në formatin pdf) që rendit botimet më të rëndësishme (maksimumi 10), duke përfshirë listën e të gjithë autorëve, vitin e botimit, titullin e plotë, revistën dhe vëllimin;
  •   Kopje e pasaportës ose kartës së identitetit.

Ngarkesa mësimore

Pagesa

Kohëzgjatja

Nga 12 në 20 orë

5.412,00  €

1 Muaj

Nga 21 në 30 orë

7.623,00 €

2 Muaj

Nga  31 në 40 orë

9.833,00 €

2 Muaj

Nga 41 ne 50 orë

12.044,00 €

3 Muaj

Më tepër se 50 orë

14.255,00 

3 Muaj

 
Afati i fundit i aplikimit është data 12 April 2021, 11.00 a.m.,  procedura e aplikimit do të jetë online në linkun: https://en.unito.it/call-visiting-professors

Për informacion më të detajuar, jeni të lutur  të kontaktoni në adresën:  visitingprofessor@unito.it, visitingprofessor@unito.it