Projekti VTech organizon trajnimin e dytë studentor


Në kuadrin e Projektit VTECH u mbajt më 6 dhe 13 Prill online dhe 14-16 Prill 2021 në mjediset e Universitetit EPOKA, trajnimi i 2-të i studentëve. Në këtë trajnim studentë nga 8 universitete të ndryshme u trajnuan nga përfaqësuesit e Universitetit të Teknologjisë në Lodz.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte pajisja e studentëve me kompetenca për të përdorur / mjete aksesi, softuer dhe platforma të realitetit virtual. Trajnimi po ashtu synote të nxiste krijimtarinë dhe imagjinatën e studentëve.

Gjatë trajnimit studentët mësuan për rëndësinë e dizajnit, pse duhet të kujdesemi për ndërfaqen dhe si të krijojmë ndërfaqe miqësore për përdoruesit e VR. Një nga gjërat më të rëndësishme që ata mësuan ishte se siç dëshmohet nga historia, edhe një e metë e thjeshtë në dizajn mund të shkaktojë një katastrofë jashtëzakonisht të kushtueshme.

Në pjesën e dytë të trajnimit, studentët mësuan rreth rregullave dhe metodave të krijimit të një eksperience VR për përdoruesit. Secili grup i studentëve hartoi një lojë AR me qëllim që të argëtojë fëmijët në aeroporte, të eksperimentojnë shumë me pajisjet VR dhe filluan të punojnë në projektin e tyre përfundimtar, Qendrën e VR. Studentët provuan efektet e dizajnit të keq të VR duke përdorur syzet Oculus.

Gjatë ditës së fundit, secili grup i studentëve paraqiti idetë e tij si një projekt përfundimtar të Qendrës së VR në institucionet respektive.