Hapet thirrja për mobilitet për stafin akademik dhe administrativ në Universitetin e Granadës, Spanjë


Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit Granada në Spanjë dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2020-2023, hapet thirrja për aplikime të stafit akademik në fushat, si më poshtë vijon:

1.      Fakulteti i Biznesit (Shkenca Ekonomike);

2.      Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike (Drejtësi, Shkenca Politike dhe Administrim Biznesi);

3.      Fakulteti i Edukimit (Gjuhet e huaja);

4.      Fakulteti i Teknologji-Informacionit (Shkenca-Kompjuterike).

1 mobilitet për staf akademik për vitin akademik 2020-2021.

Mobiliteti konsiston në mësimdhënie në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 160 Euro /dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 360 Euro.

·         Kriteret e aplikimit për stafin akademik: 

– Kandidati duhet të jetë i aftë të lektrojë në gjuhën angleze dhe të ketë marrë pjesë në konferenca të organizuara në vendet e BE-së;

– Kandidati duhet të ketë të paktën 2 publikime shkencore në dy vitet e fundit, në vende të Europës perëndimore;

– Kandidati duhet të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në nivelin B2.

2 mobilitete për staf administrativ për vitin akademik 2020-2021.

Mobiliteti konsiston në pjesëmarrje në javën ndërkombëtare të Erasmus +, në universitetin pritës.

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim. 

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 160 Euro /dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 360 Euro. 

· Kriteret e aplikimit për stafin administrativ:

 – Kandidati duhet të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në nivelin B2

       – CV në anglisht sipas versionit të Europass.

 – Letër Motivimi

Afati i aplikimit është deri më datë 25 Prill 2021.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën  klaridaprendi@yahoo.com  duke  kopjuar (cc) arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.