Bursa shkëmbimi Erasmus + me Universitetin Cote d`Azur, Francë


HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY

NË UNIVERSITETIN COTE D`AZUR, NË FRANCË.

PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR) DHE TË DYTË TË STUDIMEVE (MASTER) PËR FAKULTETIN E BIZNESIT, FAKULTETI I EDUKIMIT, FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE DHE JURIDIKE.

 

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit Cote d`Azur  në Francë dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2020-2023, hapet thirrja për aplikime të studentëve në nivelin bachelor dhe master për Fakultetet, si më poshtë vijon:

–          3 student;

Niveli Bachelor i studimeve:

– Fakulteti i Biznesit;

– Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike;

– Fakulteti i Edukimit.

 

–          3 student;

Niveli Master i studimeve:

– Fakulteti i Biznesit;

– Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike;

– Fakulteti i Edukimit.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesi do  të shpallet në bashkëpunim  me Universitetin pritës, Universitetin  Cote d`Azur, Francë.

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

–          Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe frënge niveli B2;

–          Performancë të mirë akademike ;

–          Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

–          Vërtetim studenti;

–          Vërtetim notash (I përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze.

 

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro /muaj, 275 Euro Transporti.

Afati i aplikimit është deri më datë 09 Maj  2021.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@yahoo.com duke kopjuar (cc) arbagjikolli@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.