UAMD, marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Sporteve


Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe Universiteti i Sporteve të Tiranës, përfaqësuar nga Rektorët përkatës, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski dhe Prof. Dr. Agron Kasa, nënshkruan sot një Marrëveshje Bashkëpunimi me qëllim thellimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve.

Në fokus të kësaj marrëveshje ishin pikërisht:

  • Partneritet për aplikime për projekte në programe të tilla si Erasmus +, Horizon 2020 etj;
  • Shkëmbimi i stafit akademik dhe /ose administrativ;
  • Shkëmbim studentësh të cikleve të ndryshme studimi për periudha semestrale studimi ose për periudha të praktikave;
  • Aktivitete të përbashkëta hulumtuese, konferenca dhe botime;
  • Pjesëmarrje në seminare, konferenca, evenimente dhe takime akademike;
  • Shkëmbimi i materialeve akademike si dhe informacioneve të tjera të nevojshme;
  • Bashkëpunime në programe të përbashkëta studimi në të gjitha ciklet;
  • Organizimi i shkollave verore për studentët.