Rektorja Sotirofski në Javën Ndërkombëtare në Porto


Në kuadër të programit Erasmus+, si edhe të Marrëveshjes Ndër-Institucionale të nënshkruar midis Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe Shkollës Ndërkombëtare të Biznesit (ISAG) në Porto, Portugali, Rektori i UAMD, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, së bashku me Dr. Ina Petraj, lektore pranë Fakultetit të Shkencave Politiko-Juridike, morën pjesë në Javën Ndërkombëtare të zhvilluar në datat 3 – 7 Maj në ISAG.

Gjatë aktiviteteve Rektori prezantoi UAMD-në si edhe diskutoi mbi mundësitë e bashkëpunimit me universitetet pjesëmarrëse, në shtete të tilla si Gjeorgji, Rusi, Spanjë apo Bosnje-Hercegovinë, ndërsa Dr. Ina Petraj mbajti një leksion të hapur me temë “Rregullorja Financiare e Bashkimit Europian”.