Projekti VTech, mbahet trajnim i tretë i studentëve  


Një trajnim tre-ditor, i ndjekur nga studentë të 8 universiteteve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, përfundoi në 12 maj në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Kjo ngjarje hibride u drejtua nga Rain Eric Haamer, specialist në Realitetin Virtual në Universitetin e Tartusë, Estoni.

Gjatë ditës së parë të trajnimit studentët u njohën me VR / AR në pajisjet mobile.

Ditën e dytë, ata mësuan si të ndërtonin një aplikacion VR me Google VR.

Ndërsa në ditën e tyre të fundit të trajnimit ata punuan për ndërtimin e një aplikacioni ndër-platformor AR në Unity.

Studentët shfaqën interes të jashtëzakonshëm për projektin dhe u shprehën të gatshëm për të thelluar dijet e tyre në këtë lëmë.