UAMD takim me përfaqësues të Organizatës “River CleanUp”


UAMD mirëpriti sot një përfaqësi të organizatës ndërkombëtare River CleanUp, të cilët janë angazhuar për pastrimin e lumit të Ishmit, i cilësuar si më i ndoturi në Europë.

Ines Goovaerts, Kevin De Backer dhe Laura Gjyli u shprehën se synojnë pastrimin e mbetjeve, por edhe riciklimin e tyre. River CleanUp beson se përmes ndërveprimit me komunitetin, pushtetin vendor dhe sipërmarrjen, shtrati i lumit Ishëm mund të rikthehet në gjendjen natyrale brenda një periudhe të shkurtër kohore.

UAMD u zotua të mbështesë nismën përmes aktivizmit vullnetar të studentëve dhe rritjen e ndërgjegjësimit të ndotjes nga plastika.

Ishmi përshkron Shqipërinë e Mesme dhe çdo vit derdh në detin Adriatik 700.000 kilogram mbetje, duke e kthyer këtë rrjedhë në një shqetësim ndërkombëtar.

Dëshiron të ndihmosh me pastrimin e tij? Bashkohu me River CleanUp! Koha është tani!