UAMD tryezë të rrumbullaket mbi bashkëpunimin midis kërkimit shkencor dhe sipërmarrjes


Më datë 9 qershor, 2021, në mjediset e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, u zhvillua një tryezë e rrumbullakët me temë “Krijimi dhe ngritja e formave të bashkëpunimit midis kërkimit shkencor dhe sektorit privat”.

Takimi ishte në kuadër të Projektit “Universiteti në shërbim të shoqërisë në Shqipëri: Prodhimi i përbashkët i njohurive dhe kërkimeve që kanë rëndësi” (USIA). Projekti financohet nga Komisioni Evropian,  Programi Erasmus +, “Ndërtimi i Kapaciteteve në Arsimin e Lartë” dhe ka për qëllim të forcojë  në mënyrë institucionale dhe të qëndrueshme lidhjet e universitetit me biznesin, politikëbërjen, shoqërinë civile dhe mediat.

Të pranishëm në tryezë ishin Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, zv. Rektorë, dekanë dhe pedagogë; Drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, z. Alban Isteri; Kryetarja e “Unionit të Gazetarëve” për Durrësin, znj. Vali Qyrfyçi; përfaqësues të Autoritetit Portual Durrës, Bashkisë së Durrësit, Prefekturës, shoqërisë civile dhe medias.

Në takim u diskutua mbi sfidat për një marrëdhënie më të gjerë dhe më të qëndrueshme të Universitetit me shoqërinë, si dhe u rrahën ide mbi pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve lokalë në shërbimet komunitare.

Nga kjo tryezë, dhe ato të mbajtura në unversitete të tjera, do të dalë një raport me fokus nxitjen dhe bashkëpunimin midis kërkimit shkencor dhe aktorëve të sipërpërmendur në Durrës dhe në Shqipëri.