Zgjidh Departamentin e Psikologjisë në UAMD!


Departamenti i Psikologjisë i pajis studentët me njohuri shkencore rreth psikologjisë, i njeh ata me qëllimet dhe objektivat kryesorë të kësaj disipline shkencore, aplikimet e saj aktuale, si dhe njohjen në tërësi të drejtimeve që lidhen me të.

Programet e studimi në këtë Department iu mundësojnë studentëve të mendojnë në mënyrë kritike, krijuese dhe etike mbi sjelljet dhe proceset njohëse dhe njëkohësisht i përgatisin ata në disiplinat e psikologjisë sociale, psikologjisë së zhvillimit, këshillimit, etj. Gjithçka është orientuar drejt njohurive ndërdisiplinore.

Një vemendje të veçantë Departamenti i Psikologjisë i kushton punës intensive dhe të përgjegjshme me komunitetin studentor, atë akademik-shkencor si dhe komunitetin e arsimtarëve të rrethit.