“Panairi Virtual të Punës dhe Aftësive 2021”


Më datë 16 Qershor 2021 Ora: 09:00 – 16:00, organizohet edicioni i parë i “Panairit Virtual të Punës dhe Aftësive 2021“, mbështetur nga Programi Global “Migracion për Zhvillim”, që financohet nga Qeveria Gjermane dhe zbatohet nga GIZ në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

Ndryshe nga panairet e mëparshëm, këtë herë puna dhe aftësitë do të takohen virtualisht përmes një platforme të përbashkët online, e cila do të funksionojë si panairi real, por përmes komunikimit virtual, duke respektuar rregullat e vendosura për shkak të Pandemisë.

100 kompani dhe institucione tw ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtarë do të ofrojnë:

– mundësi punësimi

– praktika profesionale

– bursa të ndryshme studimi

– orientim dhe udhëzim në karrierë

Vizitoni www.akpa.gov.al dhe ndiqni hapat për t’u regjistruar!