“Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2021”


Banka e Shqipërisë fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në konkursin e hapur “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2021”.
Dedikuar për studentët shqiptarë të diplomuar gjatë periudhës tetor 2020 – tetor 2021, brenda dhe jashtë vendit, për punë shkencore në një nga çështjet:
  • ekonomiksit monetar e ndërkombëtar,
  • stabilitetit financiar,
  • integrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit në Evropë,
  • politika monetare dhe politikat makroprudenciale të Bankës së Shqipërisë,
  • politika fiskale dhe roli i tyre në ekonomi,
  • sistemi bankar shqiptar,
  • sjelljet e individëve dhe firmave në Shqipëri,
  • aspekte të ekonomisë në përgjithësi.
1. Çmimi i parë 250.000 lekë
2. Çmimi i dytë 200.000 lekë
3. Çmimi i tretë 150.000 lekë
Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve është data 31 tetor 2021.