Rektorja Sotirofski pret kampionen universitare të Pingpongut


Rektorja e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski priti sot në një takim një përfaqësi të Federatës Shqiptare të Sportit Universitar, të kryesuar nga Presidenti Besnik Veliu. Gjatë takimit u nderua me një certifikatë mirënjohjeje studentja e Fakultetit të Edukimit, Liridona Rexhaj, e cila vetëm para pak ditësh u shpall Kampione Universitare e Shqipërisë në Pingpong.
Znj. Rektore e përgëzoi Liridonën për suksesin e arritur gjatë Kampionatit të parë Universitar të Pingpongut, për përfaqësimin dinjitoz të Universitetit, si dhe për modelin shembullor për të rinjtë që duan të merren me sport.
Pingpongistja Liridona Rexhaj është kampione e Shqipërisë për moshat 18 dhe 21 vjeçare, si dhe ka fituar medalje në Kampionatin Ballkanik të organizuar në Bullgari.