UAMD organizon uebinare të këshillimit të karrierës


Më datë 15 qershor, Zyra e Karrierës dhe Alumnit organizoi uebinarin me temë: “Përgatitja e jetëshkrimit, letrës së motivimit dhe procesi i intervistës së punës”.
Më shumë se 100 studentë mësuan mbi shkrimin e një CV-je fituese dhe hartimin profesional të letrës së tyre të motivimit.
Rëndësi iu kushtua edhe përgatitjes për kalimin me sukses të një interviste pune dhe krijimin e dosjes së karrierës.
Ky ishte njëri ndër 3 uebinarët që Karriera UAMD do të organizojë për studentët para “Panairit të Punës dhe të Karrierës”, që do të mbahet më 24 qershor.