Projekti IDEA, mbahen trajnimet e para online


Projekti IDEA, mbahen trajnimet online nga Universiteti Masaryk në Republikën Çeke dhe Universiteti i Limerick në Irlandë.

Në kuadër të projektit IDEA me titull “Edukim Terciar Gjithëpërfshirës në Ballkanin Perëndimor” (Inclusive Tertiary Education in the West Balkans), Erasmus + CBHE, të koordinuar nga Universiteti POLIS dhe ku UAMD  është institucion partner, u organizuan  trajnimet e rradhës  online më 24-28 Maj dhe 14- 17 Qershor 2021.  

Trajnues ishin drejtues dhe staf të qendrave të aksesueshmërisë të universiteteve respektive për studentët me aftësi të kufizuar si dhe për studentët me vështirësi në mësimnxënie, të cilët ndanë eksperiencën e tyre në lidhje me shërbimet e ofruara për këtë studentësh.

Synimi ishte përfitimi nga praktika çeke dhe irlandeze me qëllim përmirësimin e shërbimeve të ofruara në institucionet e arsimit te lartë në vendet e Ballkanit Perendimor.