Studentët e UAMD-së në mbështetje të kauzave sociale


Më datë 16.06.2021, Departamenti Marketingut, Fakulteti Biznesit – Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, organizoi aktivitetin “Studentët në Mbështetje të Kauzave Sociale” me studentët e Vitit të III-të “Menaxhim Marketing” dhe “Komunikim Marketing Dixhital”. Periudha që sapo lam pas, ka qënë një periudhe e vështirë për të gjithë, ku na është dashur si qënie humane të përballemi me sfida të forta, të cilat po lënë gjurmë tek gjihësecili. Për këtë arsye, prezenca jonë si qyetarë dhe shoqëri civile ka qënë dhe vazhdon të mbetet e domosdoshme në investim të kapitalit social në Shqipëri.
Shumë nga përgjegjësitë për të siguruar të mirat e përbashkëta kanë kaluar poshtë në nivelin e komunitetit. Në përgjigje të këtij ndryshimi, Organizatat Jofitimprurëse jane rritur në numër të konsiderueshëm për t’iu adresuar nevoja të pa plotësuara duke luajtur një rol të madh në zbutjen e varfërisë, mbrojtjen e të drejtës së njerëzve, të kafshëve, ruajtjen e mjedisit dhe ofrimin e ndihmës në mbarë botën. Për këtë arsye, në nismën që kemi ndërmarrë me studentët, në kuadrin e Lëndës së Marketingut të Organizatave Jofitimprurese, kemi ndërtuar një portofol të detajuar dhe duke zbatuar me përpikmëri, të gjitha njohuritë që literatura dhe studimet na ofrojnë.
Jemi të bindur që studentët kanë bërë një punë të shkëlqyer, e cila është për t’u admiruar, duke krijuar Organizatat e tyre në mbështetje të Kauzave Sociale, që urojmë dhe shpresojmë shumë të mos mbeten vetëm në kuadrin e zhvillimit të një detyre gjatë viteve të tyre të studimeve, por pse jo ta vazhdojnë më tutje duke e e kompletuar dhe në aspektin ligjor, pasi e themi me bindje, vetëm Regjistrimi bazuar në ligj mungonte në dosjen e tyre sot.
Duam të falenderojmë veçanërisht Drejtuesit e Institucioneve që iu kanë hapur dyert dhe kanë mirëpritur pa kushte studentët tanë, pa konsideruar aspak komunikim formal dhe i kanë ofruar të gjitha mjetet e nevojshme për të zhvilluar aktivitetet. Gjithashtu, një falenderim i përzemërt shkon për të gjithë sipërmarrjet, të cilët mundësuan ndihmat dhe fondet në mbështetje të zbatimit me sukses të aktiviteteve që kanë zhvilluar studentët.
Të pranishëm sot në aktivitet ishin Znj. Mimoza Xhelilaj – Drejtor i Shtëpisë së Foshnjes, Durrës; Znj. Alda Agolli – Drejtor, Qendra e Shërbimeve Komunitare për Fëmijët me aftësi të kufizuara – Bashkia Durrës, Përfaqësues të Fondacionit “Jeta Tier Und Mensch” me seli në Zvicër, përfaqësues të bizneseve Z. Vincens Elezi, Drejtor – Blue Marine Resort.
Në postimet në vijim, do të pasqyrojmë të gjithë aktivietet e zhvilluara nga studentët. Krenarë për studentët tanë!