Trajnohet stafi i Zyrës së Karrierës dhe Alumnit


Këshillimi i Karrierës kontribuon në zgjedhje më të mira sa i takon punësimit të të rinjve dhe roli i universiteteve në këtë drejtim është thelbësor.
Falë një trajnimi dy-javor me fokus shërbimin e këshillimit të karrierës në universitete, Orjola Baba dhe Aida Shyti nga Sektori i Karrierës dhe Alumnit në UAMD iu shtuan profesionistëve të këtij lëmi në vend.
Trajnimi u kurorëzua me certifikimin e tyre gjatë një aktiviteti me pjesëmarrjen e Rektorëve, zv. Rektorëve, Dekanëve dhe aktorëve të tjerë të rëndësishëm. Në fjalën e saj, Dekani i Fakultetit të Edukimit, Prof. As. Griselda Abazaj vuri theksin te nevoja për ofrimin e shërbimeve cilësore të karrierës në universitete.
Përpos trajnimit të stafit, falë bujarisë së RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, UAMD do të ketë një qendër moderne karriere në Kampusin Universitar. E para në llojin e saj, kjo qendër do të shërbejë si një model për t’u ndjekur edhe nga universitetet e tjera në vend.