Rotary Club Durrës i dhuron UAMD-së një çezme me ujë të filtruar


Rotary Club Durrës inauguroi ditën e sotme, në ambientet e UAMD-së një çezme, e cila pritet t’u vjë në ndihmë studentëve në këto ditë të nxehta vere, por edhe më tej.

Dhurata e Rotary Club për Universitetin “Aleksandër Moisiu” u mundësua falë kontributit të rotarianë evropianë përmes “Disaster aid Europe” Pragë dhe anëtarësisë së Rotary Club Durrës.

Falë sistemit të filtrimit, uji, që del prej kësaj çezmeje, është plotësisht i konsumueshëm nga studentët.

Drejtuesja e Disaster Aid Europe Pragë, Irena Brichta, u shpreh se e mirëpriti propozimin e Rotary Club dhe sot ndihet e lumtur që kjo iniciativë është bërë realitet dhe vihet në funksion të studentëve.

“Kur ne dëgjuam për tërmetin në Durrës, bashkëshorti im erdhi këtu dhe ne punuam me Rotary Club. Ata na thanë që kishin nevojë për të instaluar një çezme me ujë të pastër në kampusin universitar. Shoqata jonë i dhuroi Rotary Club Durrës pajisjen për filtrimin e ujit, ndërsa anëtarët e klubit mundësuan të gjitha marrëveshjet e nevojshme edhe me universitetin”.

Rotary Club Durrës vazhdon me përkushtim nisma dhe projekte në ndihmë të komuniteteve dhe grupeve në nevojë në qytetin bregdetar, duke përmbushur kështu misionin fisnik të tyre.