Ndiq një kurs falas në Coursera dhe zhvillo karrierën tënde


Ndër arritjet e fundit të UAMD-së është marrëveshja për aksesin pa pagesë në platformën universitare “Coursera” si një mundësi …“për një transformim cilësor të jetës duke përdorur me efiçencë mjetet e teknologjisë së komunikimit dhe informacionit”.

Çfarë është Coursera?

Coursera është platformë e themeluar nga Universiteti Standford, që mundëson 4.000 kurse ndërkombëtare online, ka mbi 200 universitete të huaja partnere, 71 milion përdorues, 500 kompani prestigjoze multinacionale dhe shumë qeveri në mbarë globin.

Në Shqipëri, UAMD-ja është një ndër të vetmit institucione arsimore që gëzon të drejtën e aksesit pa pagesë deri në fund të 2021, me 20.000 licenca aktive.

Përse Coursera?

Ndiq kursin tënd dhe pajisu me certifikatë të njohur ndërkombëtarisht. 87% e atyre që kanë ndjekur kurse nga platforma Coursera raportojnë përfitime në karrierë ose fillimin e një karriere të re.

Si të regjistrohem?

Ndiq lidhjen e mëposhtme dhe zgjidh kursin që dëshiron bazuar mbi interesat dhe fushën tënde të studimit.

https://bit.ly/3qYKNl7

* Për pyetje mos hezitoni të na kontaktoni në rovenatroplini@uamd.edu.al ose info@uamd.edu.al