Ndërkombëtarizimi në fokus; Rektori i Janinës vizitë në UAMD


Rektorja e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, mirëpriti sot Rektorin e Universitetit të Janinës Prof. Triantafyllos A.D. Albanis. Në këtë takim u diskutua mbi mundësitë që të dy institucionet kanë për të forcuar marrëdhëniet mes dy palëve me qëllim rritjen e cilësisë së arsimit të lartë përmes shkëmbimit të eksperiencave dhe bashkëpunimit.

Konkretisht, u diskutua mbi mundësitë për fillimin e procedurave për nënshkrim të diplomave të përbashkëta/të dyfishta. Në vijimësi, do të shkëmbehen stafet akademike për të punuar mbi kurrikulat përkatëse dhe përafrimin e tyre.

Dy institucionet do të angazhohen gjithashtu, për aplikime të përbashkëta nën programet e financuara nga Bashkimi Europian për arsimin e lartë, më konkretisht për programin Horizon Europe që lidhet mirfilltazi me kërkim shkencor.