Projekti VTech, organizohet e para Shkollë Verore mbi Realitetin Virtual


Në kuadër të Projektit “Përshpejtimi i Modernizimit të Universitetit në Ballkanin Perëndimor përmes Teknologjisë Virtuale” (VTech), i koordinuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, u organizua në mjediset e Universitetit për Biznes dhe Teknologji në Kosovë e para Shkollë Verore mbi Realitetin Virtual.

Shkolla Verore u mbajt në datat 05-09 korrik 2021 dhe në të morën pjesë studentë nga UAMD0ja dhe nga 6 universitete të ndryshme të Ballkanit Perëndimor. Me ndihmën e lektorëve nga Universiteti i Ljubjanës, Universiteti i Tartusë dhe Universiteti i Teknologjisë i Lodzit, Shkolla trajtoi tema si Modelimi 3D, Krijimi i Brendshëm në Realitetin Virtuar dhe Ndërveprimi në Realitetin Virtual.

Ku organizim iu shërbeu studentëve jo vetëm për t’u aftësuar për të përdorur platforma për modelimin 3D, aplikimin dhe përdorimin e këtyre modeleve, por edhe të marrë përvoja më gjithëpërfshirëse të të nxënit si dhe nxitur krijimtarinë e tyre.

Aktiviteti u përmbyll me sukses me prezantimet e studentëve dhe pajisjen e tyre me certifikata.