Organizohet workshop-i “Efiçenca e energjisë në ndërtesat publike: Fokus në zhvillimet portuale”


Më datë 14 korrik, 2021, u organizua në UAMD workshopi me temë “Efiçenca e energjisë në ndërtesat publike: Fokus në zhvillimet portuale”

Në këtë aktivitet morën pjesë Dekani i Fakultetit të Studimeve Profesionale, Prof. As. Dr. Osman Metalla, Drejtoresha Ekzekutive e Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim, znj. Krisela Hackaj, përfaqësuesja e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, Brunilda Tushaj, përfaqësues të Autoritet Portual Durrës, Expeditio etj.

Çështjet e efiçencës së energjisë janë ndër objektivat më të rëndësishëm të zhvillimit të qëndrueshëm, dhe si të tilla përbëjnë interes të madh publik. UAMD gjithnjë e më tepër po bëhet aktor i rëndësishëm në të tilla diskutime.

Për Dekanin Metalla “efiçenca energjetike është sfidë globale, për edhe sfidë për çdo sektor të ekonomisë sonë”. “Për këtë arsye ne ofrojmë edukim në fushën e auditimit të energjisë në ndërtesa dhe transport. Jemi të vendosur të thellojmë bashkëpunimin me partnerët tanë kombëtarë dhe ndërkombëtarë për rritjen e efiçencës së energjisë dhe kontributit që mund të japim për reduktimin e ndotjes mjedisore”, u shpreh ai.

Në dy panelet e punëtorisë u diskutua mbi perspektivat ndërkufitare në efiçencën energjetike si dhe strategjitë e reja për ndërtesat publike në këtë fushë. Nisma “Energy Efficiency Living Lab” financohet nga Interreg IPA CBC !