UAMD-AAAS nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi


Më 14 korrik, 2021, Rektorja e UAMD-së, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski priti një përfaqësi të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave (AAAS), të kryesuar nga Presidenti i saj Prof. Dr. Ksenofon Krisafi.
 
Dy tituallët nënshkruan një marrëveshje që mbështetet në dëshirën dhe vullnetin e të dyja palëve për bashkëpunim dhe organizime të veprimtarive të përbashkëta si psh. pjesëmarrje në veprimtari të përbashkëta shkencore e të ngjashme, si në: forume, tribuna, tryeza, simpoziume, sesione shkencore për çështje të ndryshme të kulturës, artit e shkencës; bashkëpunim për organizimim e veprimtarive që të përbashkëta; studimi i mundësive për mbështetjen e projekteve me interes të ndërsjellë mes Akademisë dhe UAMD në fushat e kulturës, shkencës, si dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.
 
AAAS do të krijojë mundësi që anëtarët e stafit akademik të UAMD të botojnë shkrime në revistën e saj shkencore “Academe” ndërsa UAMD do të krijojë hapësirë që anëtarët AAAS të botojnë shkrime në revistën “Interdisciplinary Journal of Research and Development (IJRD)”, organ i UAMD.