Informacion i rëndësishëm për regjistrimet e Raundit I në UAMD


Të dashur maturantë,
Duke filluar që nga dita e sotme ju do të mund të ndiqni renditjen tuaj në programet që keni aplikuar në portalin Ualbania.al. Dëshirojmë t’ju bëjme me dije si vijon:
Fazat e Regjistrimeve, Raundi 1, Viti akademik 2021-2022, janë si më poshtë:
  • Faza 1: 2-3 shtator 2021
  • Faza 2: 4-5 shtator 2021
  • Faza 3: 6-7 shtator 2021
  • Faza 4: 8-9 shtator 2021
  • Faza 5: 10-11 shtator 2021
  • Faza 6: 12-13 shtator 2021
  • Faza 7: 14-15 shtator 2021
Vëmendje: Kur aplikanti shpallet fitues, ai duhet të regjistrohet brenda 48 orëve nga momenti kur është shpallur i tillë. Nëse nuk regjistrohet brenda këtij afati, ai e humbet të drejtën e regjistrimit në atë degë.

Dokumentat e nevojshme për regjistrimin në Universitet janë:
  • Dokumenti i identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë);
  • Fotokopja e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesa e pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave;
  • Deklarata, (jepet nga sekretaria) e cila plotësohet nga aplikanti në prani të punonjësit të sekretarisë mësimore dhe nënshkruhet nga aplikanti dhe nga punonjësi i sekretarisë.
  • Fotografi për dokument
  • mandat pagesë të tarifës me vlerë 1600 lekë.
    (vëmendje: shkarkoni faturën këtu: https://bit.ly/3zvNbmt; paraqituni pranë një zyre postare/Banke për të bërë pagesën. Pastaj bashkë me dokumetat e mësipërme mund të vini në sekretarinë mësimore për t’u regjistruar.)
Kam fituar degën që dua në UAMD. Ku të paraqitem për t’u regjistruar?
  • Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (Godina Universitare, Currila)
  • Fakulteti i Studimeve Profesionale (Godina Universitare, Currila)
  • Fakulteti i Edukimit (Godina 1, Kampusi Universitar, Spitallë)
  • Fakulteti i Biznesit (Godina 2, Kampusi Universitar, Spitallë)
  • Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike (Godina 2, Kampusi Universitar, Spitallë)