UAMD pjesë e Rrjetit Rajonal të Kërkimit Studentor


Një grup i Këshillit Studentor të Universitetit “Shën Kliment Ohridski” vizitoi sot UAMD-në.

Në thelb të kësaj vizite ishte ndërtimi i Rrjetit Rajonal të Kërkimit Studentor, ku universiteti ynë zë një rol qëndror.

Nisma pret të finalizohet në fundin e muajit shtator dhe përfshin universitetet e mëposhtëm:

1. Universiteteti “Shën Kliment Ohridski”, Maqedoni e Veriut
2. Universiteti i Beogradit, Serbi
3. Universiteti i Malit të Zi, Mal i Zi
4. Universiteti i Dubrovnikut, Kroaci
5. Universiteti i Sarajevës, Bosnjë Hercegovinë
6. Universiteti “Aleksandër Moisiu”.

Ndër të tjera ajo synon:

1. Krijimin e Rrjetit Rajonal të Kërkimit Studentor për studentët nga Ballkani Perëndimor
2. Krijimin e një Gazete Rajonale të Kërkimit të Studentëve, si pjesë e Rrjetit
3. Krijimin e një dokumenti me rekomandime lidhur me praktikat e studentëve në Ballkanin Perëndimor.

Takimi i radhës i Rrjetit Rajonal të kërkimit studentor do të mbahet në Manastir.