Programi “Flexible Startup Support” mbërrin në Durrës


Inkubatori I biznesit “Oficina” do të fillojë së shpejti programin kombëtar në mbështetje të startupe-ve dhe projekteve inovative në qarkun e Durrësit.

Programi synon të mbështesë deri në 20 Start-Up-e për një periudhë 12 javore duke ofruar ekspertizë të lartë në fusha si Zhvillimi i Teknologjisë, E-commerce, Marketingu Digjital, Strategjitë e Financimit, Manaxhimi i Pronësisë Intelektuale etj.

Gjatë programit ekipet do të zhvillojnë dhe vërtetojnë modelin e tyre të biznesit, adresojnë nevojat e tregut përmes analizave të thelluara, ndërtojnë një prototip dhe marrin mbështetje të specializuar në identifikimin e mundësive të komercializimit nga ekspertë të kualifikuar lokalë dhe te huaj.

Programi gjithashtu do të ofrojë mbështetje për të suportuar nevojat e financimit te këtyre projekteve.
Ndërhyrja në ndihmë te sipërmarrësve të kësaj zone, ka synim të angazhojë dhe stimulojë zhvillime digjitale në sektorë me rëndësi ekonomike si Turizmi, Energjia alternative, Zhvilliim i Qendrueshem dhe ICT.

Thirrja është e hapur dhe inkurajohen të aplikojnë sipërmarrësit nga qarku i Durrësit dhe profesionistë nga Diaspora.

Për më shumë informacion vizitoni
www.oficina.al/flexible-support dhe www.euforinnovation.al.