Çelen aplikimet për programet Master; afatet dhe dokumentacioni


Afatet dhe dokumentacioni për pranimet në ciklin e dytë të studimeve Master shkencor dhe profesional

1. Deri më datë 18.10.2021 të aplikohet në programet e ciklit të dytë të studimit me kohë të
plotë, për të gjithë kategoritë e kandidatëve,pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore.
2. Brënda datës 29.10.2021 të shpallen në portalin U-Albania dhe të afishohen listat e
aplikantëve fitues në vënde të dukshme në mjediset kryesore përkatëse si dhe ne faqet
elektronike zyrtare.
3. Deri me 13.11.2021 pranë sekretarisë mësimore përkatëse të IAL-së, të bëhet regjistrimi i
kandidatëve në programet e studimit ku janë shpallur fitues.
4. Në 15.11.2021 IAL –ja shpall në vënde të dukshme dhe publikon në Portalin U-Albania dhe
në faqen e saj elektronike zyrtare, listën emërore të kandidatëve të regjistruar
5. Kanë të drejtë të aplikojnë për programet e ciklit të dytë, kandidatët që janë diplomuar jashtë
vendit në një program studimi të ciklit të parë, të akredituar. Në rast pranimi kandidati është i
detyruar të kryej njësimin e diplomës pranë QSHA-së brenda muajit Dhjetor 2021

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë sekretarive mësimore dokumentacioni e
mëposhtëm:
1. Diplomë ose fotokopje të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve, të
përfunduar në Republikën e Shqipërisë.
2. Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopjen e tyre
të njësuar me origjinalin.
3. Formularin e aplikimit, sipas formatit të shtojcës nr.5
4. Fotokopjen e dokumentit të identifikimit
5. Dy fotografi

Këtu do të gjeni kriteret për pranimin e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” për vitin akademik 2021-2022.