Ekspozita e River CleanUP: Energjia studentore vrullon nga Durrësi


U çel ditën e djeshme ekspozita e “River CleanUp Albania”, me foto nga dhjetëra aksionet e ndërmarra për pastrimin e Lumit të Ishmit dhe mbrojtjen mjedisore në vend.
Për lumturinë e aktivistëve iu bashkua ngjarjes edhe Ambasadori i Delegacionit Europian në Tiranë, SHTZ. Luigi Soreca.
“E mrekullueshme të vizitoja ekspozitën e tyre dhe të shihja sesi edukojnë të rinjtë shqiptarë, bashkëpunojnë me shkollat dhe bizneset për të pastruar në mënyrë aktive lumenjtë e Shqipërisë”, u shpreh ai.
UAMD është krenar me studentët që i janë bashkuar lëvizjes River CleanUP Albania dhe premton përkushtim e hapa të tjerë në ndihmë të River CleanUp dhe çështjeve me impakt social, kulturor e mjedisor në vend.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Galerinë “Nikolet Vasia” deri ditën e martë.