Hapet aplikimi për bursa Erasmus + me Universitetin Malardalen, Suedi


Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit Mälardalen në Suedi dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2019-2022, hapet thirrja për aplikime të studentëve në nivelin bachelor dhe master për Fakultetin e Teknologji-Informacionit:

•      3 mobilitete për studentë në nivelin bachelor dhe master për semestrit të dytë të vitit  akademik 2021-2022 (prioritet përbëjnë aplikimet nga studentët e degës “Shkenca Kompjuterike”).

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do  të shpallen në bashkëpunim  me Universitetin pritës, Universitetin Mälardalen, Suedi.

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

–          Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze sipas kualifikimeve të testeve ndërkombëtare, niveli B2 të mbrojtur me çertifikate ose vërtetim nga UAMD , i cili vërteton nivelin tuaj të anglishtes;

–          Performancë të mirë akademike;

–          Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

–          Vërtetim studenti;

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro /muaj, 275 Euro Transporti.

Afati i aplikimit është deri më datë 26 Shtator 2021.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@yahoo.com duke kopjuar (cc) arbagjikolli@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.