Hapet aplikimi për Bursa Erasmus + me European Business School, Portugali


Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit ISAG – European Business School  në Portugali dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2020-2026, hapet thirrja për aplikime të studentëve të nivelit bachelor në Fakultetin e Biznesit për semestrin e dytë, viti akademik 2021-2022, si më poshtë vijon:

–          1 student; 

Niveli Bachelor i studimeve:

–          Programi i Studimit: Administrim Biznes;

–          Programi i Studimit: Menaxhim Hoteleri-Restorant;

–          Programi i Studimit: Turizëm.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesi do  të shpallet në bashkëpunim  me universitetin pritës, Universitetin ISAG, Portugali.

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

–          Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;

–          Performancë të mirë akademike;

–          Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

–          Vërtetim studenti;

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pashaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 euro/muaj, 360 euro transporti.

Afati i aplikimit është deri më datë 17.10.2021.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1, Rruga Taulantia, Durrës.